Categories Lajme

Dalin pamjet në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të ditës së sotme në Vorë, ku makina e drejtuar nga një 20-vjeçar përplasi një polic rrugor. Sikurse edhe mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje policin.

Një efektiv tjetër i policisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka përplasur efektivin e policisë. Patrulla e policisë ishte e vendosur për të kryer kontrolle dhe kishte ndaluar një automjet tip BMW X5, pasi ndaj shoferit ishin duke u kryer veprimet procedurale për masë administrative.

Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME