Categories Lajme

Skandal/ Drejtori shet në te zezë materialet e shkollës

Fiks fare denoncoi veprimet e drejtorit të shkollës 9 vjeccare “Hillari Klinton” në Kamzë, i cili materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit i shet në të zezë. drejtori Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ shkuan disa herë në rrënojat e shkollës, duke kërkuar që të blejnë këto materiale, si pllaka mermeri, pllaka shtrimi apo edhe pjesë të tjera. Fillimisht, në zonë ishin disa nxënës me “leje” të drejtorit Hysen Koldashi, të cilët tregojnë se përditë nxjerrin nga 20, 30 apo 50 mijë lekë.

Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”. Ai bisedon me bashkëpunëtorët e Fiks fare mbi çmimet që duhet të paguajnë që të marrin këto materiale. Sipas tij, drejtori i ka dhënë dorë të lirë dhe këto materiale merren me “më pak para” se në treg.

Madje, ai i thotë se nëse materialet gjenden në treg me 100 lekë ai i shet me 30 lekë. Drejtori i kërkon qytetarëve 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, ndërsa thotë se se “shes edhe tulla me 200 mijë lekë”. Tjegullat, sipas drejtorit janë me 300 lekë copa. Drejtori vijon të bëjë pazar me materialet, ndërsa në fund pas llogarive të gjata ia pret shkurt; më jep 1 milionë lekë të vjetra dhe merr ç’të duash!

Pas këtij konstatimi, Fiks fare shkoi në Bashkinë Kamzë për të marrë informacion nëse materialet e kësaj shkolle janë shitur apo jo në të zezë.

Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, tha se tërmeti i 26 nëntorit shembi shkollën “Hillari Klinton”, ndërkohë që konstatimi erdhi nga nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. “Një pjesë e materialeve shkuan te shkolla në Valias, ku do sistemohen nxënësit e kësaj shkolle. Shkuan disa dyer që ishin të mira, bankat dhe dërrasat e zeza. Materialet e tjera janë trajtuar si mbetje. Nuk tenderuam materialet si hekur apo pllaka se ishte vlerë e vogël, më shumë shkonin procedurat sesa materialet që ishin atje” tha Suli. Pra, Bashkia Kamzë nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle. Drejtori Hysen Koldashi ka vepruar me “kokën” e tij, ku të gjitha materialet i ka shitur më të zezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME