Categories Showbiz

S’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore, dokumentari me të pathënat e Princeshë Dianas

Sikur të mos mjaftonin gjithë dramat që po ndodhin në familjen mbretërore (largimi i Meghan-it dhe Harryt, padia e tyre ndaj tabloidëve, anulimi për të disatën herë i dasmës së Princeshës Beatrice, prekja e Princit Charles nga koronavirusi, izòlimi i familjes larg njëri-tjetrit etj.), duket se një tjetër drámë është rrugës. Bëhet fjalë për një dokumentar për Princeshë Dianan, ku mes shumë gjërave thuhet edhe që princesha ka tentuar të vrásë veten.

Sipas The Sun, dokumentari me disa seri, që quhet “Being Me: Diana”, do të tregojë për betejat me shëndetin mendor, çrregullimet e të ngrënit, për martesën e palumtur me Charles dhe për fëmijërinë e dhímbshme.

Seriali që do të transmetohet në Netflix do të shfaqë edhe fjalime të padëgjuara të Princeshë Dianas, që i përkasin viteve 1990-92. Gjithashtu do të ketë intervista me njerëzit e saj të afërt dhe do të fokusohet në problemet e saj pak para se të ndahej zyrtarisht nga Charlesi. Sipas burimit, ky dokumentar s’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore:

“Mbretërorët, ashtu si familja Spencer do të refuzojnë të marrin pjesë. William dhe Harry do të mërziten shumë. Është edhe më e vështirë për Harryn, pasi ai po punon me Netflix. Nuk është një kohë e përshtatshme për diçka të tillë, pasi mbretërorët janë ende të prekur nga largimi i Harryt dhe Meghanit.” Mbetet për t’u parë si do të reagojë familja mbretërore ndaj këtij dokumentari, apo nëse do të reagojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME