Categories Lajme

Rikthimi në shkolla, Ministrja Kushi: Angazhim maksimal për procesin mësimor

Ndërsa pritet që nxënësit tu rikthehen bankave të shkollave, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar një bisedë online me drejtuesit e zyrave arsimore në vend.

Kushi është shprehur se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth skenarit të parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

“Pas vendimit më të fundit për t’u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Më tej Kushi ka theksuar edhe pikat kryesore të diskutimit duke thënë se u diskutua për masat që do të mirëpresin nxënësit në bankat e shkollave.

“Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME