Categories Lajme

Rikualifikimi i parkut të Elbasanit mes kritikave për betonizimin

Pamja e re që po merr parku “Rinia” i Elbasanit po shoqërohet me kritika për përdorimin e betonit.

“E kanë prishur fare parkun.”
Ndërtimi i një transheje në mes të parkut ka ngjallur kuriozitet, por edhe kritika për projektin.

“Nuk ka një tabelë se çfarë do të ndodhë aty.”
Qytetarët që frekuentojnë në vazhdimësi parkun e cilësojnë të tepruar përdorimin e betonit, një material sipas tyre i papërshtatshëm për një hapësirë të gjelbëruar.

“Nuk e di pse po bëhet ky betonim këtu, a do vinë makina apo do parkohen biçikleta? Nuk e di.”

Por megjithë kritikat që kanë, qytetarët bashkohen në mendimin se ndërhyrja ishte e domosdoshme.

“Lulishtja e Elbasanit ka qenë një perlë e gjithë Republikës.”

Bashkia e Elbasanit në përgjigje të shqetësimit të përdorimit të betonit thotë se sipërfaqja e parkut është rritur.

Nga 70 mijë metër katrorë që është aktualisht do të bëhet 82 mijë sepse do të përfshijë edhe sipërfaqen mjedisore të Varrezave të Dëshmorëve

Rikualifikimi i parkut të ndërtuar në vitet ‘70 është mbështetur financiarisht me anë të një granti prej 247 milionë lekësh të qeverisë shqiptare, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane.Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME