Categories Lajme

“Rilindja s’duhet të marrë peng drejtësinë”/ Paloka i përgjigjet Ballës: Të japë llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur deklaratave të Ballës, i cili u shpreh se pushimi i çështjes së Lulzim Bashës, ishte gabim dhe se prokuroria duhet të hetojë. Përmes një reagimi në Facebook, Paloka shkruan se Taulant Balla duhet të dalë para drejtësisë dhe të jap llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant. Sipas Palokës, Rilindja nuk duhet të marrë peng drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht.

REAGIMI I PLOTË I EDI PALOKËS

Shpifja e rradhes , me te cilen Rama , ndersente me te shpifurin e shpifesve, ndaj Bashes dhe PD , shkoi ne kosh bashke me te tjerat.Per fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng te gjithe drejtesine , pavarsisht shantazheve dhe presioneve te gjithaneshme per ta perdorur ate politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.Sidoqofte drejtesia do te vendoset vetem atehere kur raca e taulanteve te “rilindjes” te jape llogari jo thjesht per shpifje , po per krimet e kryera. Tao Yaris duhet te dale para nje drejtesie te pakapur e te jape llogari per tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant . Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gateshme te zhvendose dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve !Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varferojne cdo dite shqiptaret.PD e provoi dhe ne kete rast , qe me asnje fabrikim per shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojen.Ne do te luftojme deri ne fund dhe shume shpejte drejtesia do te vendoset per te gjithe.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çëshjtes ndaj Lulzim Bashës, Taulant Balla është shprehur se ky vendim është një gabim. Numri dy i PS shton se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi dy vite dhe gjykata e mbylli për dy orë. Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëznuan gjyetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME