Categories Lajme

Rinas, ndalohen 8 persona

Policia kufitare në aeroportin e Rinasit vazhdon aksionin për të parandaluar paligjshmërinë. Mësohet se gjatë shtatorit janë ndaluar të futen në Shqipëri shtetas të huaj, me dokumenta të falsifikuara.

“Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe atë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Prapësohen në Rinas dy shtetas nga Bangladeshi të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit Shtator janë prapësuar 35 shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe nga Turqia me viza të falsifikuara. Po përgjatë muajit Shtator 2021, si rezultat i masave të shtuara në kufi për kontrollin e kufirit dhe goditjen e paligjshmërisë janë evidentuar 15 raste të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe “Falsifikim i dokumentave”, 5 prej tyre për falsifikim të tamponëve të Covidit.

Gjithashtu është evidentuar dhe 1 rast për “Falsifikim i dokumentave shendetsore” dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. Në këto vepra janë implikuar 21 autorë, nga të cilët: 8 autorë janë arrestuar në flagrancë, 13 autorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: dokumentat, 15 pasaporta, 18 karta identiteti, 13 leje qendrimi, 8 patenta, 6 karta shendeti, 6 viza elektronike. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në hyrje të RSH për muajin Shtator 2021, janë kapur në hyrje: Një shtetas me pasaportë të falsifikuar dhe 2 shtetas me karta identiteti të falsifikuara. Personat që i posedonin këto dokumente nuk janë lejuar të futen në Shqiperi janë prapësuar Inad në vendin e origjinës”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME