Categories Lajme

Rinas, Ulet charter-i i parë rus me turistë

Charter-i i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të dielën në darkë në Rinas me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Sergei Lysikov, zyrtar i ambasadës ruse në Tiranë u shpreh se shpreson që turizmi do t’u japë një impuls pozitiv marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Do të doja t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti.

Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera”, tha Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME