Categories Lajme

Rinisja e mësimit, ministria e Arsimit tjetër video, rregullat për lëvizjen brenda shkollës

Pas mënyrës se si do të hyjnë nxënësit në shkolla e si do të qëndrojnë nëpër klasa, Ministria e Arsimit ka publikuar një tjetër video informuese me rregullat se si do të bëhet lëvizja brenda ambienteve shkollore, në korridore apo laboratore. “Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët”, shprehet Shahini për sa i përket mënyrës së lëvizjeve brenda ambienteve të shkollës.

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të, ndërsa rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara në ambientet e brendshme të shkollave. Qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri. Ndërkohë, komunikimi, në rast nevoje i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME