Categories Lajme

Rinisja e transportit publik bazuar në modelet europiane/ Lëvizja e automjeteve me gjysmën e kapacitetit, pritet së shpejti protokolli përfundimtar

Me fillimin e muajit qershorit, në kuadër të masave lehtësuese të ndërmarra nga qeveria, pas izolimit të diktuar nga ekspertët e shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 pritet të rinisë nga puna dhe transporti urban dhe ndërurban, nën masa të mirëpërcaktuara të higjienës dhe distancimit social. Kreu i Shoqatës së Transportit ndërqytetës, Kujtim Mema, gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë të ditur se fillimisht është menduar data 9 qershor për rihapjen e transportit publik, teksa po diskutohen modalitetet dhe protokollet që duhen ndjekur.

“Ende nuk kemi një datë zyrtare, këtë e vendosin ekspertët e shëndetësisë, por paraprakisht është menduar data 9 qershor. Flota e autobusëve ndërqytetës është gati, pas mbylljes tremujore. Me mbylljen e këtij shërbimi në muajin mars, nisi dhe dezinfektimi i tyre. Sa i takon masave kjo është çështje e ekspertëve. Ne kemi zhvilluar takime me strukturat shtetërore, ministrinë, DPSHTRR, ku kemi dhënë sugjerimet tona. Në bazë të asaj çka ka ndodhur në vendet e tjera, për të garantuar distancimin social pritet të kemi lëvizje të automjeteve me gjysmën e kapacitetit, sediljet një po një jo, me maska dhe doreza”,- tha Mema. Ai shtoi se kjo do të sjellë dhe reflektim në kosto. “Natyrisht masat që do të merren do të kenë dhe rritje të kostos. Autobusi do të niset i dezinfektuar me gjysmën e kapacitetit dhe kur të mbërrijë në destinacion sërish do dezinfektohet, për të realizuar rrugën e kthimit. Kemi diskutuar me strukturat shtetërore me organet përkatëse ku na është thënë se do gjenden mekanizma për të parandaluar dëmet që do krijohen nga këto masa. Jo më vonë se dje apo pardje është bërë një mbledhje për mënyrën se si do realizohet ky transport, pa dëmtuar operatorët dhe qytetarin”,- tha Mema.

“Heqja e taksës vjetore për transportin për mjetet mbi 8+1, për këtë vit,  për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19, është një ndihmë e madhe e marrë nga Blendi Gonxhe, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor për të cilin jemi mirënjohës”,- theksoi për ATSH Mema.

Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, gjatë një prononcimi për ATSH, shprehet se po bëhen disa përshtatje bazuar në modelet europiane se si do bëhet transporti.  “Prej 11 marsit ky shërbim është i mbyllur. Kemi bërë dezinfektimin e plotë të autobusëve si dhe larjen e tyre. Të gjithë përdoruesit e transportit publik kërkojnë me padurim rifillimin e këtij shërbimi. Ne duhet të aplikojmë standardet që aplikojnë vendet e tjera për-rreth nesh”,- tha Qoshja. “Jemi duke bërë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Me disa manipulime që kemi bërë duke u bazuar në modelin italian apo atë të Prishtinës, atëherë ne s’mund të kemi më shumë se 30 pasagjerë, pra 30% të kapacitetit, një ulëse po një ulëse jo, rregullat standarde për maskat dhe dorezat”,- tha Qoshja.

“Ne kemi dhënë disa mendime tona, kemi dhënë sugjerimet tona, por ende s’kemi diçka konkrete dhe jemi ende në pritje të protokollit final. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga autoritetet përkatëse”, u shpreh ai. Qoshja tha se “Drejtoria e Përgjithshme e Shfrytëzimit të Transportit Rrugor, e drejtuar nga Gonxhe ka suportuar kompanitë e transportit, ka rimbursuar të gjitha taksat e këtij viti për automjetet për transportin e pasagjerëve. Është një ndihmë jo e vogël për ne, në një situatë që është kthyer e vështirë për operatorët e transportit urban”,- përfundoi Qoshja.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME