Categories Bota, Kuriozitete

Rinoceronti i egërsuar nuk i ndahet xhipit me turistë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm që një rinoqeront i zemëruar ndoqi një xhip në safari për rreth 500 metra poshtë një shtegu të pa përshtatshëm në Afrikën e Jugut.

Pamjet u xhiruan nga Rian Boshoff, një këshilltar financiar, i cili ishte pjesë e një grupi që kërkonte jetën e egër në Sabi Sands. Rinoceronti i bardhë, që mund të vrapojë deri në 40 km/orë, ndoqi xhipin turistik për gati dy minuta. Në fillim të videos, grupi ulërin i tmerruar në xhip ndërsa kjo kafshë 2.000 kg i ndjek me vrull nga pas. Pas një ndjekje dy-minutash të makinës rinoceronti ndalon dhe makina largohet.

Rian Boshoff tha që ata po udhëtonin përgjatë një shtrati lumenjsh para se rinoceronti të vraponte në to. ‘Ai qëndroi pranë rrugës, dukej i qetë dhe ne kaluam pranë tij dhe ndërsa e bëmë këtë, rinoceronti papritmas na sulmoi’, tregon një nga pasagjerët.

Ka rreth 20,000 rinocerontë të bardhë që kanë mbetur në Afrikën e Jugut pas dekadave të përpjekjeve për ruajtje të tyre. Megjithatë, më shumë se 1.000 u vranë nga gjuetarët në 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME