“Mercedes”-i ka sjellë në lansimin e madh më 2019: kjo veturë e re “CLA” do t’i bashkohet brendit “AClass”. Modeli origjinal “CLA” ishte i pari ‘coupe saloon’ për t’u ofruar në segmentin e “A-Class”. Por rivalët nga “BMW”-ja dhe “Audi”-ja tashmë kanë arritur – dhe “Mercedes”-i po ashtu ka shtuar një model të rregullt në brendin “AClass” – kështu që modeli i fundit “CLA” ka nevojë për identitet më të fortë dhe stil më shumë me katër dyer.
Forma e re duhet të ndihmojë, sepse ky “CLA” për 48 milimetra është më i gjatë derisa pak është më i ngushtë, përfshirë pasqyrat nga anash derisa vetë trupi për 50 milimetra është më i gjerë. Baza ndër-boshtore e “CLA”- së është për 30 milimetra më e gjatë se sa “A-Class”, duke ofruar më shumë hapësirë për pasagjerët në ulëset e pasme.