Categories Lajme

Risia e përbashkët në Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Risia e përbashkët në Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. 25 Prilli 2021 po vjen. Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur drejtuesit politik në disa qarqe të Shqipërisë. Emri, i cili bëri bujë dhe u prit me euntuziazëm ishte vendosja e Z. Bujar Leskaj në Qarkun e Vlorës. Duke vlerësuar figurën, karrierën dhe origjinën e tij, Z. Bujar Leskaj ishte zgjedhja më e mirë që mund ti ofrohej Qarkut të Vlorës.

Politika e ndjekur nga Komiteti për Vlersimin e Kandidaturave duhet të ndiqet në çdo Qark me qëllim maksimizimin e votave. Njeriun e mirë dhe punëtor e duan të gjithë. E duan të djathtë dhe të majtë. E duan ata, të cilët vlerësojnë individin dhe mirqënien e qytetit ku jetojnë.

Qarku i Gjirokastrës tashmë do prodhojë 4 deputetë për legjistraturën parlamentare 2021-2025. Asaj i’u zbrit 1 deputet, i cili i kaloi Qarkut të Tiranës. Në Qarkun e Gjirokastrës, Partia Demokratike akoma nuk ka vendosur drejtuesin politik të Qarkut. Janë përzgjedhur 27 kandidatura, të cilët do kalojnë dhe fazën finale ku do dalin emrat zyrtarë të 4 kandidatëve për këtë Qark.Nga këto 4 emra a nuk do ishte më mirë që dhe drejtuesi politik të rridhte nga ata 4? A nuk do ishte mirë që drejtuesi politik të ishte me origjinë ose banues në atë Qark?

Qytetarët janë lodhur me deputetët që i shohin 1 herë në 4 vjet. Qytetarët nuk ndiejnë siguri për mirëqenien e qytetit të tyre me emra të njohur nëpërmjet TV. Në Qarkun Gjirokastër, në atë listë me 27 emra të nderuar vihen re figura me integritet, figura me reputacion të lart dhe punëtor. Figura që gëzojnë mbështetjen qytetare.

Mund të veçojmë nga ajo listë e gjatë emrin e pedagogut Myzafer Elezi me gradën “Doktor i shkencave juridike”. Një qytetar i denjë i këtij vendi, një intelektual dhe një Tepelenas i nderuar. Karriera e ngjeshur dhe plotë angazhime politike dhe akademike e Dr. Myzafer Elezi është për tu pasur zili. Një individ i cili ka trashëguar më të mirat nga familja e tij mbi të cilën rëndoi sistemi 45 vjeçar komunist. Një person, i cili i’a ka kushtuar jetën e tij Drejtësisë dhe Sigurisë. Një ndër Intelktualët dhe pedagogët më të vlersuar në Universitetet me të cilat ka bashkëpunuar.

Duke ndjekur rrugën e deputetit vendas, çdo parti mund të arrijë të maksimizojë vota. Kjo mund të arrihet duke vendosur 1 figurë të atij Qarku, ku votuesit të mos shohin më majtas djathtas, por të vlerësojnë individin. Vendosja e Z.Bujar Leskaj në Qarkun e Vlorës e tregoi më së miri këtë.

Personalisht jam dëshmimtar i kësaj.

Qytetarët e Qarkut Vlorë shprehen që tashmë ka ardhur njeriu i duhur për ti përfaqësuar ata në Parlament.Njëkohësisht kandidimi i Dr.Myzafer Elezi në qytetin e Tepelenës është pritur me besim dhe mbështetje të madhe. Demokratët e Tepelenës e propozuan, i dhanë votëbesimin masiv në fazën e dytë dhe tashmë mund të themi me bindje që ai ka siguruar dakortësinë për të përfaqësuar demokratët në Qarkun e Gjirokastrës. E bëj këtë paralelizëm me Z.Bujar Leskaj sepse tek të dy vërehen ngjashmëri të mëdhaja si nga ana intelektuale, politike dhe njerëzore.

Derisa vendi i drejtuesit politik i Qarkut Gjirokastër është vakant, Dr.Myzafer Elezi do ishte zgjidhja e duhur. Është zgjedhja e duhur për atë ç’ka ai përfaqëson në syrin e komunitetit, pasi është një individ me ide dhe plan të qartë për zhvillimin e Qarkut të Gjirokastrës dhe sidomos të zonës së Tepelenës.

Një personalitet i cili është premtues për Qarkun e Gjirokastrës dhe për Parlamentin 2021-2025. Një individ të cilit nuk i mungon guximi dhe kurajua politike. Duke shpresuar që qytetarët e 2 Qarqeve do dinë të bëjnë zgjedhjet e duhur për qeverisjen e tyre nuk na ngelet gjë tjetër veçse tu urojmë suksese këtyre figurave popullore dhe t’iu japim mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME