Categories Lajme

Risitë në arsimin profesional, Rama: Duhet reformë jetike, kemi 4 mijë vende të lira në këtë sistemin

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek investimi që duhet bërë në arsimin profesional, në mënyrë që të kthehet në zgjedhjen e shumë të rinjve. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të risive të arsimit professional, kreu i qeverisë bëri me dije se tanimë me vetëm një aplikim në E-Albania nxënësit e gjimnazeve të përgjithshme mund të transferohen në ato profesionale.

“Është fjala për një reform jetike, për ekonominë dhe zhvillimin tonë social. Arsyet për të cilat arsimi profesional vijon të mos jetë në lartësinë e duhur të vëmendjes, janë më shumë se një por është e qartë që në këtë fazë të zhvillimit të vendit duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që janë ngritur rrugës. Patjetër që duhet më shumë dhe më shumë do të bëjmë, por i nxisim dhe i shtyjmë nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional”, tha ai.

Sipas Ramës kjo nismë reformash në këtë sektor të arsimit vjen si nevojë e rinovimit të arsimit profesional dhe punonjësve të së ardhmes në këto profesione.

“Kushtet janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duhet të zgjerojmë më tutje infrastrukturën por kemi mjaftueshëm vend për fazën e parë, që ka nisur por duhet të intensifikojë të gjithë aktivitetin tuaj. Kjo është një punë e përbashkët, nëse sot ne kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, duhet të thithim 4 mijë nxënës. Nevojat janë për shumë më tepër, por do na duhet infrastruktura për të pranuar shumë më tepër. Kjo kërkon një aktivizim të shpejtë dhe sistematik”, tha ai.

Rama kërkoi nga nxënësit që të zgjedhin arsimin profesional apo zanatet, si një nevojë e tregut të punës dhe mundësive më të mëdha për ta pas diplomimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME