Categories Sport

Rivaldo: Messi ikën te PSG-ja, te Barcelona s’mund të fitojë trofe!

Ndeshja me Paris Saint-Germain, në “Parc des Princes”, që pritet të sanksionojë kualifikimin e parizienëve në fazën çerekfinale të Championsit, do të jetë e fundit për Lionel Messin me fanellën e Barcelonës në këtë kompeticion. I këtij mendimi është një legjende e “blaugranave”, si Rivaldo, i cili është shprehur se “nuk ka qoftë një lojtar të Barçës, që beson në përmbysjen e rezultatit.”

Braziliani beson fuqimisht se pas këtij dështimi të ri në Europë, Messi do të largohet nga Barça në fund të sezonit:

“Kjo sfidë kundër PSG-së do të mbetet, sipas të gjitha gjasave, ndeshja e fundit e Messit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Camp Nou”. Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit mundësi reale për të fituar ndonjë titull të rëndësishëm. E ardhmja e tij do të jetë te PSG, aq më tepër duke parë formën që tregoi kampionia e Francës në “Camp Nou”. Është një ekip që mund t’i japë mundësinë për të fituar trofe të tjerë.”

Braziliani e shfajësoi Messin për humbjen e thellë në “Camp Nou”:

“Ai është mbi tridhjetë vjeç dhe po merr ende përgjegjësinë e ekipit. Dhe për ta mbyllur, mënyra se si u largua Luiz Suarezi, ish-partneri i tij te Barcelona, i ka lënë një shije shumë të keqe, aq më tepër që uruguajani është sulmuesi me më shumë gola aktualisht në La Liga.”

Rivaldo nuk e fajësoi trajnerin e Barçës, Koeman për rezultatet e dobëta.

“Kjo tregon se Barcelona nuk ka skuadër. Nuk mund të bësh asgjë kur nuk ke futbollistët e duhur. E kundërta ndodh me PSG, që luajti pa Neymarin dhe Di Marían dhe, prapëseprapë, kishte një skuadër shumë të fortë në fushë.” Rivaldo gjithashtu i doli në mbrojtje Koemanit, i cili mori kritika për aktivizimin e Piquese, që vinte pas një dëmtimit të rëndë.

“Kam lexuar kritika ndaj Koeman për aktivizimin e Piquésë. Si nuk mund të bësh ndryshe, nëse nuk ke lojtarë të mirë në atë!” Ish-lojtari “blaugrana” fajësoi drejtpërdrejt ish-drejtuesit për dështimin dhe doli hapur ë mbështetje të Joan Laportas në zgjedhjet presidenciale. “Po, e deklaroj publikisht se mbështes Joan Laportan, sepse besoj se klubit i duhet figura e një presidenti të fortë dhe të aftë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME