Ai njihet si një ndër personazhet e njohur të botës së kr.i.mit. Saimir Taullau ka vendosur sot t’i përgjigjet në kohë thirrjes së Operacionit Forca e Ligjit, duke dorëzuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë. Taullau është paraqitur këtë të diel, së bashku me avokatin e tij, Detar Hysi, pranë OFL-së për pasurinë e tij, teksa një ditë më parë iu sekuestrua makina.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Saimir Taullau rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me zyra në Lushnje me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.
Pas Lulzim Berishës Taullau është subjekti i dytë që përgjigjet pranë OFL-s e cila deri më tani ka dërguar mbi 14 formularë subjekteve me dënime dhe hetime ndër vite si brenda dhe jashtë vendit për krime të rënda. Kujtojmë se familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares në Lushnje.
