Categories Lajme

“ROADPOL” në Pogradec e Korçë, hiqen 9 patenta dhe vendosen 58 masa të tjera ndëshkuese

Nëntë patenta janë pezulluar gjatë orëve të fundit në Pogradec dhe janë vendosur 58 masa të tjera ndershkuese. Sipas policisë janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Njoftimi i plotë; Vijon Plani Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”

“Për shtimin e kontrolleve në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale, me qëllim kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”. Shërbimet e DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec vijonë kontrollet në të gjitha akset rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Si dhe janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Ndërkohë në zbatim të këtij plani operacional, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet e befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME