Categories Sport

Roma shmang humbjen në fund mes polemikave. Ndalet edhe Atalanta

Roma nuk ia ka dalë të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat, teksa është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Udinezes. Skuadra e Zhoze Murinjos, ku mungonte Kumbulla i skualifikuar, në fakt ka qenë me fat pasi ka siguruar të paktën një pikë në fundin e sfidës.

Molina i dha avantazhin vendasve që në minutën e 15 dhe i la kontrollin e lojës verdhekuqve. Por ata nuk arrtën të shfrytëzonin rastet e krijuara dhe të kthenin ndeshjen në favorin e tyre. Megjithatë, në minutat shtesë të ndeshjes ata ishin me fat pasi fituan një penallti të kontestuar gjatë nga vendasit, të cilën e transformoi me saktësi Pelegrini, për të vulosur barazimin 1-1.

Kështu, Roma ngjitet në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta e cila ka përjetuar ndalesën e radhës në kampionat, duke barazuar këtë radhë me Xhenoan me shifrat 0-0. Kështu, për të dy skuadrat bëhet shumë më e vështirë sigurimi i një vendi në katërshen e parë, pasi tashmë ndjekin Juventusin me 8 pikë diferencë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME