Rosa e pjekur eshte nje nga ato pjata per te cilat ja vlen te shpenzosh kohe duke e gatuar: mishi i saj eshte teper i shijshem (sidomos pjesa e gjoksit) dhe i ushqyeshem. Por, ka nje problem te vogel: eshte teper e dhjamur! Menyra e gatimit qe po ju paraqesim me poshte, do bej te mundur qe te servirim ne tavoline nje rose me pak yndyre dhe te pjekur ne menyre perfekte! Me lengun (yndyren) qe ajo do te leshoje, mund te pregatisim patate furre te cilat do te kene nje arome fantastike.
Per pjekjen e roses duhet te marrim parasysh qe koha baze e gatimit eshte 1 ore, dhe shtojme 30 minuta per cdo kg mish rose.
Perberesit per 1 rose te plote (2-3kg)
kripe e trashe
piper i zi
Shplajme shume mire rosen nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe e thajme me letra kuzhine ose nje pecete te paster. Me ndihmen e nje thike shume te mprehte, eleminojme dhjamin qe duket me sy te lire dhe lekuren perreth qafes dhe kavitetit te brendshem (e cila eshte teper e dhjamur). Me majen e thikes, çpojme ceket lekuren e roses nga te gjitha anet, dhe pjesen e gjoksit (lekuren) e presim ne rombe si ne figure duke patur kujdes te mos depertojme ne mish. Kjo gje do te lehtesoje daljen e yndyres gjate pjekjes.
E sperkasim rosen me kripe dhe piper si brenda ashtu edhe jashte, dhe e vendosim per tu pjekur ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 50 minuta me pjesen e gjoksit lart. Pjekja duhet te kryhet ne pozicionin e dyte me te ulet te furres.
Pasi ka kaluar kjo kohe, e nxjerrim taven nga furra, e kthejme rosen vertikalisht (ne menyre qe te dale yndyra dhe lengu qe ajo ka leshuar brenda kavitetit) dhe e mbledhim lengun ne nje tas te vogel.
E kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim edhe per 50 minuta te tjera, duke mbledhur ne fund lengun.
Ulim gradacionin e furres ne 100°C dhe e pjekim rosen me gjoksin e kthyer siper per 50 minutat e fundit. E leme te pushoje rreth 15 minuta brenda ne furren e fikur perpara se ta sherbejme. E ndajme ne copa dhe e sherbejme me lengun e saj (nese preferoni) ose me perime te cilat i kemi pjekur me lengun e roses.