Një nga shokët më të ngushtë të Michael Schumacher beson se gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 do të përmirësohet brenda pak kohësh. Duke folur për “BBC Radio 5 Live”, Ross Brawn, ish-drejtori teknik i F1 ngjalli disa fije shprese për tifozët, duke këmbëngulur se familja e Schumacher beson të përmirësimi i Michael.
“Të gjithë jemi optimist në gjetjen e zgjidhjeve në të ardhmen. Do të ketë një kohë kur gjërat do të ecin përpara me Michael. Ata janë një familje shumë e balancuar, po ndjekin gjendjen e tij, si dhe mbështetjen e Michael. Ne kemi parë Mick, djalin e tij, duke u ngritur në gara motorike dhe [vajza] Gina Maria është mjaft e përfshirë në garat me kuaj. Corinna, bashkëshortja e Michael, e ka ndihmuar prej një kohe shumë të gjatë. Ata kurrë nuk janë penduar me mbështetjen e tyre për Michael dhe besimin e tyre do të ketë zgjidhje “.-tha Brawn, pak ditë pas ditëlindjes së 50-të të Schumacher. Gruaja e Schumacher lëshoi një deklaratë të rrallë publike për shëndetin e burrit të saj në prag të ditëlindjes së tij.
“Ne po bëjmë gjithçka në mënyrë njerëzore të mundshme. Jemi shumë të lumtur që nesër do të festojmë ditëlindjen e 50-të të Majkëllit së bashku me ju dhe ju falënderojmë nga thellësia e zemrës sonë se ne mund ta bëjmë këtë së bashku”.-tha ajo. Schumacher po vuan nga disa lëndime traumatike të trurit, të pësuar në një aksident me ski në vitin 2013.