Foto ilustruese
Një burrë i vuri flakën vetes sot përpara konsullatës turke në Roterdam, Holandë, dhe sipas policisë holandeze personi, të cilit nuk i njihen gjeneralitetet dhe kombësia, është transportuar në spital. Policia nuk dhënë detaje mbi rastin e vetëvrasjes në tentativë. ”Siguria në zonë nuk është rritur dhe asnjë person tjetër nuk është përfshirë në incident”, shtuan agjencitë e zbatimit të ligjit. Shkaqet e këtij veprimi janë ende të panjohura.
