Categories Showbiz

Roza Lati nuk i ndahet Encës: Mbretëresha e… uf e uf

Enca Haxhia dhe Roza Lati janë protagonistet kryesore të një sherri që ka një vit që ka nisur por nuk po paska një fund. Thumbat për njëra-tjetrën nuk kursehen në asnjë dalje televizive. Së fundmi në “Prive”, Enca u shpreh se Roza kërkon thjesht vëmendje.

“E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas“- tha Enca.

Pasditen e djeshme erdhi dhe kundërpërgjigja e Rozës e cila gjithashtu nuk i kurseu thumbat duke e quajtur këngëtaren “Mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët”.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Roza u shpreh se Enca e ka inatin me të vetëm sepse ftoi Trejsi Sejdinin dhe nuk e hoqi pjesën kur modelja fyen këngëtaren.

“Në raport me mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët, do thoja që ajo e ka marrë personale me mua sepse unë ftova Trejsin dhe ajo dha komentin e saj. E ka inatin me mua vetëm sepse e lashë në montazh atë pjesë. Ngeli duke turfulluar uf e uf…Po boll se po tregon shumë frymë inferioriteti” – tha Roza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME