Categories Showbiz

Rozana Radi përlot me rrëfimin prekës për prindërit: Nëse do zbrisja një njeri në tokë do…

Këngëtarja Rozana Radi ka qenë e ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku foli për ndarjen nga jeta të prindërve, për të cilët u shpreh se ajo e ndjen që nuk i ka hu mbur ende, ata janë aty brenda saj. Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po v.uan shumë, nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëherë do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.

Ardit Gjebrea: Si të ka ndryshuar humbja e tyre?

Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim. Në një moment të mungon edhe një supë e ngrohtë në shtëpi kur kthehesh. Sa më shijonte ajo supa edhe pse mami e kishte bërë dy ditë para, e kishte ngrohur, i kishte hedhur dhe ndonjë bizele që kishte tepruar nga gjella e djeshme dhe unë e shijoja me një dashuri të pafund sepse e kishte bërë nëna ime. Këto janë ato detaje të vogla që bëjnë diferencën. Shpesh herë shtëpia ime ka qenë e errët sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës për të marrë atë gëzimin e madh. Ka qenë e vështirë, por falenderoj Zotin që i kisha mamin për 27 vjet me mua dhe babin për 23. Ka qenë privilegj që jam vajza e tyre.

Ardit Gjebrea: Ti je goca e mamit apo e babit? Rozana Radi: Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem goca e babit, por nëse do më pyesje se kë do zbrisja në tokë, do thosha nënën, por që do mbetem gjithmonë vajza e babait.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME