Categories Lajme

Rrë.mbimi në Fier, dyshimet për lidhjen e 29-vjeçarit me nusen e kushëririt. Vëllai binjak: Na thanë s’do i gjeni as…

I kanë marrë vëllain p eng për 5 milion lekë të vjetra. Një 29-vjeçar nga Kreshpani i Fierit i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, për të kërkuar drejtësi. Saimir Myrtaj rrëfen se ka qenë nusja e kushëririt që i ka dhënë paratë pa dijeninë e familjes vëllait të tij Fatjoni, por pasi ngjarja u evidentua nga të afërmit, filluan debatet.

Familjet tashmë në konflikt me njëra-tjetrën nuk po arrijnë dot konsensusin, ndëra Fatjoni është ende i zhdukur dhe dita-ditës familja humb më shumë shpresa për gjetjen gjallë të tij.

29-vjeçari rrëfen se edhe pse i janë drejtuar Policisë së Fierit, kjo e fundit sipas tij ende nuk ka arritur t’ju japë zgjidhje. Saimir Myrtaj tregon se fillimisht familja e tij kërkoi të ulej në bisedime me familjen tjetër, madje ai thotë se i janë shlyer 3 milion lekë të vjetra dhe kanë mbetur për t’i dhënë familjes së kushëririt edhe 2 milion të tjera.
E ëma në një intervistë për Neës24, deklaroi se prej datës 16 shtator nuk po arrin dot të shoh të birin që morri paratë borxh, pasi ai është marrë peng. Dy autorët që bënë pengmarrjen janë sot në burg, por pengu nuk dihet ende ku është. Familjarët bëjnë apel për ndihmë, ata kanë frikë se ndoshta i afërmi i tyre nuk është më në jetë.

Saimiri, vëllai binjak i Fatjonit tregon se si është kërcënuar nga kushëriri i tij Perlat Myrtaj.
“Në muajin gusht vëllai i kishte kërkuar lekë nuses së kushëririt dhe kjo i kishte dhënë pa dijeninë e askujt. I ishte prishur makina a nuk e di çfarë kishte dhe i kishte thënë t’i kthej prapë. Më pas njerëzit filluan ta pyesnin kujt ia ke dhënë lekët dhe ajo i kishte thënë që ia kishte dhënë vëllait tim. Vëllai im ka prishur lekë, këtë e ka pasur gjithmonë. I merrte borxh ua kthente. Lëvizte me shokët, dilte dhe rrogë 300 mijë lekë merrte.

Djali i xhaxhait, Perlati më ka thirrur në zyrë më ka thënë që Fatjoni i ka kërkuar nuses 5 mln lekë. Nuk e di ça e ka gënjyer më tha dhe i ka marrë 5 mln lekë.

Ata burrat ishin mbledhur dhe kishin diskutuar që si ka mundësi që ajo t’i japë lekë Fatjonit pa pyetur asnjë, as burrin as vjehrrin.

I ka dhënë në fillim 4 milionë lekë dhe më pas 1 milion të tjera. Ne kemi shkuar shumë mirë me ta, kemi punuar tek kushërinjtë. Vëllai ka punuar në Marinzë në naftë. Unë rrija shumë afër me ta dhe nëse ndodhte ndonjë gjë edhe në familjen time shkoja dhe flisja me ta. Më tha atë ditë që më thirri kushëriri, ‘nëse ka pasur gjë tjetër me nusen atëherë ai duhet të vdesë’.
Kishte disa ditë që Fatjoni nuk shkonte më në punë tek ta. Ai më thirri mua jo Fatjonin, për tu sqaruar. Unë i thashë nëse e ka bërë këtë gjë që thua ti, atëherë vrite. E mora në telefon Fatjonin dhe i thashë shko takoje urgjent Perlatin dhe sqaroje. Perlati i ka thënë ose hajde sot të më sqarosh ose mos më hajde më.
Fatjoni nuk shkoi atë ditë e mori në telefon dhe ata filluan me kërcënimet se do më vrisnin mua dhe vëllain tim. Nuk doja të denoncoja kushëririn e parë, e kam si vëlla. Fatjoni u kërcënua dhe nga frika u largua. Nusja nuk e ka pranuar, as unë nuk e pranojë atë që thonë ata se kishin lidhje. Fatjoni ishte i acaruar dhe më tha do shkoj unë kur të dua tek ata, jo kur më thërrasin ata.
Unë e prisja këtë gjë që ndodhi sepse edhe personave në lagje iu kanë thënë të njëjtën gjë që të mos rrinin me ne se do i hiqnin nga puna e do iu bënin keq.
Personi që rrinte me mua në punë më merrte informacione t’ua çonte atyre më pas. Unë i thosha “sillu mirë se e ke një vëlla në burg”, nuk e dija e ai do ta nxirrte në pritë Fatjonin, unë punojë me të në Kosovë”, tregoi Saimiri një pjesë të historisë.

Sa i përket ditës që u zhduk Fatjoni, i vëllai tha se ishte telefonuar nga një shok i tyre me të cilin punonin në Kosovë që i ka thënë të shkonin në Vlorë për të dorëzuar ca lekë.

“Atë ditë vëllai ka qenë në Fier tek një shok, ky djali është nisur nga Kosova dhe fliste në telefon me vëllain. Hajde i ka thënë se do takohemi do shkojmë në Vlorë do çojmë bashkë një porosi do dorëzojmë ca lekë. Atë ditë Fatjoni i kishte thënë motrës që do vinte para në shtëpi.
Laidoni thotë ‘na dolën 4 veta na futën në makinë, mua më nxorën nga makina në një moment, kanë pasur pistoleta. Nuk i njihja personat, por ishin me kapele’. Perlati i ka marrë këta 4 personat. Se ku e kanë çuar Fatjonin nuk e di.
Gjatë bisedës me Laidonin e mora vesh që Fatjonin e kanë marrë peng. Nusja i ka thënë motrave të mia që nuk ka pasur asgjë me Fatjonin. Ia ka dhënë lekët si vëlla. Neve ia kemi kthyer 3 milion të lekëve nga borxhi i Fatjonit.
Perlati na ka thënë ‘nuk do i gjeni dot as varrin’. Ata kanë mundësi, kanë lekë. Policia vetëm na gënjen, janë shokë policët me ta. Fatjoni nuk ka pasur asnjë raport me nusen e kushëririt”, tha vëllai Saimiri./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME