Categories Lajme

Rrëfehet gazetarja Klodiana Lala: Pasi fitova çmimin e parë nga Bashkimi Europian, u ndjeva vetëm…

E ftuar në studion e “Rrugëtim me Anilën”, gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka rrëfyer emocionet pasi fitoi çmimin e parë nga Bashkimi Europian për shkrimin investigativ në lidhje me blerjen e votave nga kr imi i organizuar.

Por, Klodi tregoi anën tjetër të medaljes në bashkëbisedim me moderatoren Anila Çela, ajo rrëfeu anën e saj të butë në një intervistë emocionale. Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

“Ishte një garë që unë rezultova fituese, BE shpëndan çmime çdo vit në mënyrë që të inkurajohen gazetarët të shkruajnë.Jam ndier vetëm, sidomos kur shkova në shtëpi, pasi është përgjegjësi e jashtëzakonshëm, kishte shume kronika dhe shkrime cilësore në garë. U ndjeva mirë në fillim por pyetja që i bëra vetes është a e meritova vërtetë këtë çmim

A do jemi unë gjithmonë unë në nivelin që jam që mos të zhgënjej publikun, apo njerëzit që punoj. Miku im i luftës, Artan Hoxha më thotë unë jam minë me sahat, por jo çdo ditë ka gjëra të bukura, janë ato lajme që janë të këqija për shtetarët, ne jemi njerëzit që gjurmojmë të kundërtën e asaj që thonë politikanët, biznesmenët etj. Institucionet shqiptare kanë dyer hermetike, unë kam bërë minimumin me këtë investigim pasi ka shumë korrupsion, ngjarje pafund që duhet t’i prekim, ndihem në shumë presion është përgjegjësi prandaj ndihem vetëm. Ngjarjet janë pafund.

Vajza ime e vogël 4 vjeç Elize me telefonoi pasi mora çmimin, gjithçka që kam ja kushtoj familjes, ata e kanë ndier mungesën, iki ditën natën në ndjekje të lajmit. Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi, më dhemb shumë kjo, i falënderoj shumë. News 24 është familja ime e madhe dhe më ka dhënë zë çdo moment. Jemi shumë njerëzor, unë nga natyra jam që atë që e mendoj e them, nuk ka televizion si News 24 për harmoninë që ka, më të mirë se ne nuk kemi parë. Janë njerëz dashamirës të mi, më kanë besuar në integritetin tim, unë nuk do t’i shisja kurrë. Ata që kanë bashkëpunuar prej vitesh me ta më njohin, e dinë që unë gjithçka e bëj për publikun, unë nuk do t’i tradhtoja ata kurrë. Gazetaria investigative është në zhdukje por ka gazetarë që përpiqen, ky profesion është shumë i vështirë, kolegët e mi dalin mbi palët.

Po ka momente që unë prekem, emocionohem jam njeri, faleminderit për këtë pyetje. Unë nga natyra jam implusive jam e fortë dhe shpesh jam gjykuar që marr rolin e prokurores, por publiku i thjeshtë e kupton. Më telefoni Limoz Dizdari unë nuk e kam takuar kurrë, më bëri të ndihesha mirë se më përgëzoi, më telefonoi Elsa Demo, ishte urim i sinqertë, më kanë marrë pafund njerëz që nuk i kisha takuar kurrë, jam ndier shumë mirë. Edhe unë gaboj ndonjëherë por kam kurajon dhe kërkoj falje, kurrë nuk kam cënuar dikë në mënyrë të qëllimshme, kam dëgjuar qëndrime nga më të ndryshme por unë do jem kjo natyra e fortë, por unë e dobët jam kur mbyll derën e shtëpisë atje unë mund të qaj, qaj pranë frigoriferit, jam detajiste , i kam dëgjuar të gjitha anët e medaljes. Por publiku na mat punën, është peshë përgjegjësie ky çmim, i jam shumë mirënjohëse publikut. Unë i përulem publikut, i kërkoj ndjesë për gjithçka që nuk kam arritur ta ndjek”,- u shpreh gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME