Categories Lajme

Rrëfehet Pecorelli: Prifti në Shqipëri më ndihmoi të sajoja vdekjen time, emrin e tij…

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili inskenoi v dekjen e tij në Pukë, dhe u zhduk për 8 muaj me radhë, është rrëfyer sërish për mediat italiane. Në një intervistë për median italiane “La Nazione”, Pecorelli ka rrëfyer se ai ishte zhdukur pasi kishte shumë probleme financiare dhe borxhe, pasi pandemia e kishtë fundosur biznesin e tij.

Më tej Pecorelli ka treguar edhe takimin me priftin në Shqipëri, ku thotë se ai e ka ndihmuar që të inskenojë vde kjen, ndërkohë që mohon se në mjet të këtë vendosur eshtra të marra nga një varr.

“U persekutova nga kreditorët. Kohët e fundit më kishin kërkuar dyqanin Sansepolcro duke më kërcënuar. Isha pa asnjë Euro në xhep. As për karburant nuk kisha. Kisha futur në telashe edhe partneren time. Më v riste ndërgjegjia për fëmijët e mi. Babai më ka mësuar gjithmonë që ta paguaj borxhet deri në qindarkën e fundit, por për fat të keq kriza nga Covid më shkatërroi”, thotë ai.

-Donit t’i jepnit fund?

Pecorelli: Kur u nisa për në Shqipëri jo. Kërkova një shans të fundit. Fillimisht në Shkodër e në Tiranë duke u përpjekur të shisja produkte kozmetike dhe një aparaturë me vlerë 100 mijë Euro. Pastaj në Pukë.

-Po më pas?

Pecorelli: Kërkova një prift për t’u rrëfyer. Do t’i jepja fund jetës. I kisha humbur shpresat. Prifti tha se kishte një opsion tjetër.

-Pra ishte ai që propozoi të organizonit vd ekjen?

Pecorelli: Po, më ndihmoi dhe ai. Por nuk është e vërtetë që i morëm eshtrat nga një varr tjetër. Makinën duhet ta hidhnim nga shkëmbi, por nuk mundëm ta shtynim poshtë.

-Si quhet prifti?

Pecorelli: Nuk do ta tregoj kurrë emrin e tij.

-U tha se ishit në Medjugorie, por dolët në Vlorë?

Pecorelli: Prifti më tha se mund të shkoja në një vend ku askush nuk do të më kërkonte. Për 4 muaj kam qarë.

-Po në Vlorë? Pecorelli: Është e vërtetë, kam qenë atje, por nga data 7 Maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME