Categories Lajme

Rrëfimi i fri.ksh.ëm i gruas shqiptare: Vjehrra i thoshte tim shoqi “rrihe por mos i lër shenja”

“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.” Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën , ajo u largua prej tyre. Por gjatë një viti e gjysmë martese vajza u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.

“Gjithmonë niste sherri për punët e shtëpisë, e ëma më thoshte gjithmonë kjo nuk bën punë. Unë i bëja të gjitha punët e atyre. Sa dhe një ditë në mëngjes kam një zakon shumë të keq që rrobat kur i fus në lavatriçe nuk i kontrolloj xhepat, i fus ashtu siç janë. Se ai vëllai u ngrit në mëngjes o Nela ku i kam rrobat, unë i them që ti kam futur në lavatriçe, ulërimat e atyre e kisha lindur djalin”. Filluan prapë me dhunë, shkoja si top sa tek njëri sa tek tjetri. Prap thoja… Anila Hoxha: Kush të godisnin të gjithë? E dhunuara: Po po të gjithë.

Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë. Fillova domethënë ti thoja do iki tek mami, filloi e jëma ti thonte “ O Marjus të kam thënë, rrife por mos e lër me shenja. Siç bënte vëllai i tjetër me nusen, më ndaluan të vija tek mami im. Dy telefona mi kanë thyer, një ma kanë hedhur nga ballkoni, një tjetër ma ka thyer Marjusi. Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.

Kam lajmëruar edhe të jëmën e Marjusit dhe më ka thënë: Ike? Pse se durove Marjusin, burrë është do të të rrahi burri, edhe kështu që… Shprehja “kush të rreh të do”?!  Është e kotë, kush të rreh të do? Jo, nuk ma merr mendja se ai më ka dashur dhe më rrihte, jo jo.

Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj. “Jemi ngjitur lart jo për të bërë debate, apsolutisht jemi futur si njerëz unë, bashkëshorti dhe të dy djemtë. Na kanë futu brenda na kanë mbyllur derën dhe na kanë rrahur”. Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME