Nënë Ëngjëllushja ia ka dalë të triumfojë së bashku me bashkëshortin e saj përballë armikut COVID-19. Kryeministri Edi Rama, duke sjellë në vëmendje betejën e nënë Ëngjëllushes, iu bën thirrje qytetarëve të dëgjonë dhe të kuptojnë që kur kërkojnë liri, virusi ekziston.
“Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm! Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre!”,- theksoi Rama
“Në radhë të dytë, ta dëgjojnë ata që akoma nuk mësuan të respektojnë mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor të transformuar rrënjësisht, e që nuk duan ta kuptojnë se mosozot po të kishte ardhur kjo flamë para ca vjetësh, këtu do ishte bërë kasaphanë”,- vijon Rama.
“Pastaj ta shohin e ta dëgjojnë këtë nënë edhe gjithë të tjerët dhe ta mbledhim mendjen top të dashur miq, se kjo nuk është lojë dhe për ta fituar deri në fund këtë luftë, duhet të bëhemi secili prej nesh roje e shëndetit tonë e të atyre që kemi përrreth”,- nënvizoi kryeministri Edi Rama.
“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë siç thonin edhe mjekët, me frymëmarrje me ndihmë, kisha shumë kollë. Por falënderoj shumë shumë personelin e këtij institucioni që kanë bërë të pamundurën. Tmerrohem kur e mendoj se si u përkeqësova, erdha bashkë me burrin, që kishte dializë, diabet, tension, por ai ka dalë dy ditë më parë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën. Jam shumë e lumtur që po kthehem në shtëpi, më pret burri dhe dy fëmijët”,- tha Ëngjëllushja.