Categories Lajme

Gati për sezonin e vaditjes, pastrohet kanali Drashovicë-Armen 11 km i gjatë

Fermerët e disa fshatrave të bashkisë Selenicë do të kenë një sistem më të mirë kanalizimesh për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore. Kryetari i bashkisë së Selenciës, Pëllumb Binaj, tha për ATSH-në se “vazhdon puna për pastrimin e kanalit vaditës Armen-Drashovicë, një punë e shumëpritur prej kohësh nga banorët e zonës”. “Ky kanal me një gjatësi lineare prej 11 Km do t’u shërbejë fermerëve të fshatrave Armen, Picar, Lubonjë, Penokovë, Peshkëpi dhe Drashovicë”, – tha Binaj.

Sipas tij, punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe shpresohet që brenda datës 5 maj ky  kanal të jetë në funksion të fermerëve. Kryebashkiaku Binaj shprehet se shumë është bërë, por akoma më shumë mbetet për t’u bërë në këtë drejtim.

“Puna jonë do të vazhdojë çdo ditë në mënyrë që sezoni vaditjes të na gjejë gati. Ditët në vijim do të vazhdojmë me kanalet kulluese dhe vaditëse në Shkozë, Mesaplik, Brataj. Tani është periudha që të punojmë në disa segmente me objektiv që brenda 15 majit sistemi i vaditjes të jetë në gatishmëri”, – tha Binaj. Bashkia e Selenicës ka si prioritet përveç rehabilitimit të rrugëve rurale edhe pastrimin e  kanaleve kulluese dhe vaditëse

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME