Categories Showbiz

Rrëfimi i pazakontë i Arilena Ara, nga sakrificat për fizikun tek arsyeja pse ka hequr dorë nga kënaqësitë e rinisë

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ishte disa ditë më parë pjesë e rubrikës Tani mund të këndosh tek e Diela Shqiptare, ku në një intervistë me Ardit Gjebrenë, rrëfeu shumë detaje nga karriera dhe jeta e saj private.

Ndërkohë dy ditë më parë doli lajmi se Arilena Ara ishte shfaqur në Vogue Italia, e zgjedhur mes tetë vajzave të fuqishme nga e gjithë bota. MAXRIENY nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021.

Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me Vogue Italia, kanë organizuar eventin dixhital special të titulluar Për gratë e fuqishme.

Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: Balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike. Në videon prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqet dhe artistja shqiptare Arilena Ara.

Fituesja e Festivalit të Këngës 2019- të është zgjedhur nga Wong dhe Vogue Italia për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën. Në klipin e shkurtër Arilena përshkruan ndjesinë e veshjes që mban, si e bën të duket. Si të gjithë vajzat e tjera pjësëmarrëse, Arilena rrëfen filozofinë e “MAXRIENY”, dhe së bashku do të jenë pjesë e shfaqjes së modës që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 shtator.

Në video po ashtu mund të dëgjoni vetë dizajneren Wong, e cila zbulon atë që e ka frymëzuar për këtë koleksion që do të përmbajë 20 veshje, kulturat dhe periudhat historike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe të ndërthurura në krijimet e saj.

Por le të kthehemi tek Arilena Ara, talenti shqiptar që u zgjodh mes tetë vajzave nga e gjithë bota që kanë influencë tëk vajzat në gjithë botën. Si arriti të ketë trupin e sportistes, dhe të gjitha sakrificat që ajo bën duke mos e shijuar rininë ashtu si moshatarët e saj bëjnë? Në këtë ditëlindje të 22-të, këngëtarja që triumfoi në Festivalin e Këngës në RTSH me Shaj rrëfeu për një revistë gjithçka nga stili i saj i jetës, për të aritur këtu ku është në karrierë.

Bashkë me një set fotosh me bikini në Jug të Shqipërisë, ajo rrëfen shumë detaje jeta shumë strike që bën, duke u fokusuar vetëm tek aritja e qëlloimeve të saj. Se cilat janë disa perferenca të tjera në stilin e saj të jetës, Arilena i zbulon një nga një.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME