Categories Lajme

Rrëfimi i shqiptarit që përdorej si “skllav” nga trafik,antët e dr*gës

Detyrohet të mbjellë kanabis, për të paguar borxhin. Kjo është historia e një emigranti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, e përcjellë nga CNN në një material special. Ky fenomen cilësohet si skllavëri moderne.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, thotë se borxhin e kishte marrë për t’ia dërguar babait të tij që kishte pësuar një aksident. Paratë i siguroi tek një person i quajtur Salam, por për shkak të vonesave në kthimin mbrapsht, ai e shiti borxhin e shqiptarit tek një trafikant droge. I detyruar ta pranojë, viktima e skllavërisë moderne tregon kushtet tepër të këqija fizike dhe mendore në të cilat jetoi.

“Do të ishte më mirë në burg se sa atje, pasi nuk kisha kushte. Ata krijuan kushte vetëm për bimët, pasi ato ishin të rëndësishme, kurse unë jo”. I riu më tej tregon për CNN se nuk lejohej të dilte nga shtëpia, përveç një herë në javë për të paguar faturat dhe marrë ushqim. Pas mbajtjes peng për tre muaj, shpëtimi i vjen nga policia britanike gjatë një operacioni.

“Kur erdhi policia u frikësova, pasi nuk jam arrestuar kurrë në jetën time. Po rata u sollën shumë mirë, më qetësuan dhe më njoftuan se ç’po ndodhte dhe pastaj më shpjeguan për skllavërinë moderne”, thotë ai. Tashmë i riu shqiptar po merr trajtimin e nevojshëm psikologjik nga “Ushtria e Shpëtimit” dhe është në pritje të kërkesës për azil. Ai nuk dëshiron të kthehen në Shqipëri, pasi ka frikë se mund ta vrasin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME