Categories Lajme

Rrëfimi i të penduarit: Na ofruan 200 mijë euro për të ekzekutuar dhëndrin e Qazim Sejdinit

Duket se dosja e bandave tani është e hapur. janë zbuluar mjaft pazare vrasjesh për llogari të bandave të ndryshme.

I penduari Nuredin Dumani ka dhënë mjaft fakte për drejtësinë. Por edhe shoku i tij Henrik Hoxhaj.

Një nga pjesët që tërheq vëmendjen është dosja për Sokol Sanxhaktarin, për të cilin Dumanit i ishin ofruar 200 mijë euro për ta eleminuar.

Sipas vetë Dumanit personat që kishin dhënë këtë shumë parash janë Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, pasi dhëndri i Qazim Sejdinit, i cili sot ndodhet në burg kishte lidhje të ngushta me Suel Çelën, i cili konsiderohet si kundërshtari më i fortë i bandës së Çapjave në Elbasan.

Ndërkohë edhe bashkëpuntori tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, edhe ky i arrestuar nga policia në të njëjtën ditë me Dumanin, ka treguar bisedën që ai dhe Nuredini kishin bërë pasi ju kishte ardhur oferta.

“Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia.

Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë.

Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”, thuhet në dëshminë e dhënë nga Henkrik Hoxhaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME