Categories Lajme

Rrefimi i vellait te 28 vjecares se vrare ne Fier: “Ma vrau motren duke ngrene buke”

Ngjarja e mbrëmjes së sotme në Fier ka detaje të rënda që shqetësojnë opinionin publik.Elton Metaj (Bengasi) 31 vjeç, banor në fshatin Zhupan të Fierit, akuzohet se vrau në shtëpinë e vjehrrit me armë zjarri kallashnikov, ish-gruan e tij Sabina Benga 28 vjeçe, nënë e fëmijës së tyre dy vjeç.I dyshuari u zhduk në drejtim të paditur dhe policia thotë se nuk ka rënë deri tani në gjurmët e tij.

Në vendngjarje, Armando, vëllai i Sabinës, tregoi mesnatën duke hyrë e shtuna se Eltoni ishte në burg për atë që ndodhi më 22 shtator 2020, kur sërish te shtëpia e vjehrrit, u fut me kallashnikov dhe hapi zjarr ndaj forcave speciale.

Atëherë ai u dorëzua vetëm pas pesë orësh negociata pasi gjithë kohës kërcënonte se do të vriste veten.

Sonte, ndodhi tjetër gjë. Eltoni shkoi me armë në dorë sërish te shtëpia e vjehrrit, dy muaj pasi kishte dalë nga burgu dhe vrau ish të shoqen. Vëllai i të ndjerës rrëfen çastet fatale: “Mamaja dëgjoi derën… Motrën e vrau kur ajo po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri.

Mua më tha nusja për ngjarjen. Madje ai, më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë”, tha vëllai i të ndjerës që la një bebe jetime. /noa.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME