Categories Lajme

Rrëfimi ndryshe i shqiptarit Pano Ruçi: Ja kush vinte natën vonë dhe më mbështeste gjatë grevës

Drejtësia e ka thënë fjalën e saj në Greqi për të lejuar jo vetëm zhvarrosjen e Denis Ruçit, viktimë e aksidentit të tre viteve më parë në aksidentin hekurudhor të Tempit, por edhe analizat e ADN-së dhe ato toksikologjike.

Verdikti i Gjykatës së Larisës u mor pasi babai i 22-vjeçarit shqiptar, Pano Ruçi, qëndroi për 23 ditë pa ndërprerje në grevë urie për të arritur kërkesat.

Dhe teksa procedurat janë në vijim, shqiptari që ka lënë grevën prej javës së kaluar, tani ka folur për mediat për eksperiencën e dhimbshme, por edhe mbështetjen që mori, deri edhe nga VIPA të artit dhe kulturës në Greqi.

“Kompozitori Nikos Karvelas vinte në Syntagma pothuajse çdo natë dhe më mbështeste”, tha ai mes të tjerash.

Pano Ruçi (Rutsis) foli  në emisionin “To Proino” për betejën që zhvilloi për 23 ditë në grevë urie, për t’u lejuar të zhvarroste të birin dhe t’i kryheshin analizat toksikologjike.

Ai përmendi në mënyrë të veçantë edhe Nikos Karvelasin, i cili, siç tha ai, ishte pranë tij pothuajse çdo natë, larg vëmendjes. Kompozitori, pa kamera apo deklarata, qëndroi i qetë pranë tij, duke i ofruar forcë dhe prani njerëzore në një nga momentet më të vështira të jetës së tij, informon “Prothothema”.

“Kanë kaluar edhe disa artistë nga Syntagma. Është e vërtetë që Nikos Karvelas vinte pothuajse çdo natë. Më tha se donte të ishte me mua që të mos isha vetëm. Bisedonim me orë të tëra. Ishte shumë bukur. E bënte me zemër pa publicitet, pa kamera. Nuk donte, prandaj vinte vonë natën”, zbuloi ai.

Ruçi tregoi edhe se ku e gjente forcën për të vijuar grevën:

“Forca ime gjatë gjithë kësaj kohe vinte nga mendimi për fëmijën tim  dhe nga mbështetja e njerëzve, të cilët i dërgonin mesazhe mbështetjeje çdo ditë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME