Categories Lajme

Rregullat për kalimin në Greqi, ja cilët lejohen të udhëtojnë

Nderkohe qe pikat e Kalimit Kufitar me Greqine, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë, Sarandë janë të mbyllura nga pala greke dhe ne to nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve, levizja nga Kakavija dhe Kapshtica i nenshtrohet disa rregullave strikte.

Se pari, nuk duhet te harroni, se te drejte te levizin drejt Greqise e kane vetem Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët. Keta, duhet te paraqesin ne kufi nje barcode, qe e marrin permes emailit, ku me pare, brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar me Greqinë  Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor  me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/ Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve  në pikën hyrëse të kalimit në Greqi . Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin .

Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin. Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv  me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave   vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje   por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online. Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME