Categories Lajme

Rregullorja e re në Gjirokastër, 10 mijë lekë gjobë nëse qeni juaj leh shumë

Bashkia e Gjirokastrës ka miratuar një rregullore për mbajtjen e kafshëve dhe shpendëve në shtëpi, ku në rast shkelje pronarët e tyre do të dënohen 1 mijë deri në 10 mijë lekë të reja gjobë. Rregullorja që abcnews.al disponon përmban sanksione për shkelje të normave të higjienës shëndetit publik dhe etikës së bashkëjetesës shoqërore, por edhe të sigurisë.

Një nga pikat e kësaj rregulloreje parashikon ndëshkimin me gjobë në rast se kafshët do të shkaktojnë zhurmë në shtëpi duke shqetësuar fqinjët. “Për aq sa nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative nga pronarët, kujdestarët në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve, shpendëve në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike këto veprime: Të sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik.

Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e rracave të rrezikshme. Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe shpendët e tyre. Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpendët.

Personat, të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiake, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të urbanizuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre”, thuhet në një prej pikave të Nenit 14 që parashikon “Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike”, thuhet në rregullore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME