Categories Lajme

Rrëmbyen paratë e pensionistëve/ Kapet grabitësi i Kamzës, në kërkim bashkëautori

30-vjeçari Elis Suçi është identifikuar si një prej grabitësve të filialit të postës shqiptare në Kamzë nga ku u morën 1.3 mln lekë. Një foto është shkëputur nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë pak sekonda pas grabitjes ku i riu largohet në këmbë me qesen e parave në duar, i maskuar me një kapele dhe me një maskë të zezë  anti Covid në fytyrë.

Komisariatit nr 5 në Kamzë i janë dashur vetëm pak orë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë në zone si edhe të dhënave operative, policia identifikoi dy autorët, Elis Suçin dhe mikun e tij Algert Kurtin të cilët jetonin në një pallat pak metra larg filialit të postës. Policia mundi të vërë në pranga vetëm 20-vjeçarin Algert Kurti i cili tha hetuesve se grabitjen e kishte bërë me mikun e tij Elis Sulçin.

Hetimet zbuluan se ideator për grabitjen ishte 30-vjeçari Elis Suçi, i cili është me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia. 30-vjeçari ka vëzhguar postën kur aty dorëzoheshin paratë e pensioneve për banorët e zonës dhe ka ruajtur momentin kur në filial ka pasur vetëm punonjëset. Më pas, së bashku me mikun e tij, ka kryer grabitjen nën kërcënimin e një arme.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar celularin e të arrestuarit si edhe rrobat e përdorura nga ky i fundit në ngjarje por nuk ka gjetur asnjë gjurmë të parave të vjedhura dhe të armës së zjarrit me të cilën u kanosën sportelistet e postës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME