Categories Lajme

Rreth 60 vjedhje dhe grabitje në Itali, policia shoqeron 9 shqiptarë

Policia italiane të mërkurën në mëngjes ka arrestuar nëntë shtetas shqiptarë dhe një grua me origjinë egjiptiane, pjesë e një b ande, e cila akuzohet për të paktën 60 vjedhje dhe dy grabitje në Italinë veriore.

Mësohet se hetimi ndaj tyre nisi pas një tentative për të grabitur një person mbrëmjen e 7 nëntorit të 2019 në Gignese, ku shqiptarët kishin përdorur një makinë tip Alfa Romeo Stelvio.

Sipas policisë, pasi u gjurmua targa e automjetit të përdorur nga shqiptarët, ata arritën të dokumentonin praninë e makinës, si para dhe pas kësaj ngjarje, në disa zona të tjera. Prania e këtij automjeti në këto vende përkonte me disa vjedhje të raportuara po në të njëjtat vende.

Pas gjurmimit dhe ndjekjes së bandës shqiptare, ata u detyruan të braktisnin automjetin e tyre në një zonë të pyllëzuar, ku u larguan në këmbë për të humbur gjurmët. Mirëpo, pas kontrollit të makinës së përdorur në dhjetra v jedhje, policia arriti të zbulojë disa të dhëna të rëndësishme, ku i lehtësonte ata të vijonin kërkimin për identifikimin e autorëve të këtyre vjedhjeve.

Mësohet se u identifikuan dy grupe grabitësish, të përbërë nga 6 dhe 4 anëtarë, përveç një gruaje që ishte me origjinë egjiptiane, të gjithë të tjerët ishin shqiptarë.

Hetimet zbuluan se banda shqiptare ka kryer 62 vjedhje banesash dhe 2 grabitje. Ata përdornin makina të vjedhura me fuqi të madhe, duke përdorur rrugët dytësore për të qarkulluar në disa zonë të Italisë veriore, ku dhe kryenin vjedhjet.

Pas kontrollit në banesat ku jetonin, policia u gjeti dhe u sekuestroi veshje, bizhuteri dhe ora të markave të shtrenjta. Një pushkë automatike (snajper) me dy karikatorë dhe 34 fishekë, një p istoletë gjysmë automatike me dy karikatorë dhe 15 fishekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME