Categories Covid-19

Rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, Pfizer/BioNTech ofrojnë të dhëna të reja për efikasitetin e vaksinës

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë të enjten se vaksina e tyre për koronavirusin është rreth 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes, duke cituar të dhëna të reja nga provat që përfshinin pjesëmarrës të imunizuar në një periudhë që zgjatej deri në 6 muaj.

Vaksina ishte gjithashtu 100% e efektshme në parandalimin e sëmundjes midis pjesëmarrësve në Afrikën e Jugut, ku një variant i ri i quajtur B1351 është dominues, megjithëse numri i këtyre pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël. Ndonëse shkalla e re e përgjithshme e efikasitetit prej 91.3% është më e ulët se 95% e raportuar fillimisht në nëntor për provat me 44,000 pjesëmarrës, që nga ajo kohë në botë janë përhapur një numër variantesh të reja të koronavirusit.

Shefi ekzekutiv i Pfizerit Albert Bourla tha se rezultatet e reja, që përfshijnë të dhëna për më shumë se 12,000 njerëz të vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, u japin mundësi dy firmave prodhuese që t’ia paraqesin vaksinën për miratim të plotë entit rregullator të SHBA.

Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave. Të dhënat e reja “ofrojnë rezultatet e para klinike që një vaksinë mund të mbrojë njerëzit në mënyrë efektive nga variantet që qarkullojnë aktualisht, një faktor me rëndësi të madhe për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund kësaj pandemie për popullatën globale”, tha në një deklaratë Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Ekspertët shqetësohen se variante të reja të COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të jenë rezistente ndaj vaksinave ekzistuese. Më shumë se 300 raste me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në mëse 25 shtete amerikane, sipas zyrtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME