Categories Kuriozitete

Rrethrrotullim në mes të detit, pamjet brenda tunelit nënujor në ishujt Faroe

Është thuajse drejt përfundimit rrethrrotullimi në det në ishujt Faroe. Ky investim ka nisur tre vite më parë. Tunelet nënujore lidhin ishujt Streymoy dhe Eysturoy në një rrjet rreth 6.8 milje (11 km) të gjata. Rrjeti është planifikuar të hapet më 19 dhjetor.

Rrjeti i tuneleve do të vijë si lehtësim për banorët, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis kryeqytetit Tórshavn dhe Runavík, nga një orë e 14 minuta në vetëm 16 minuta. Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është 187 metra nën nivelin e detit. Rrethrrotullimi do të përmbajë vepra arti nga artisti Faroese Trondur Patursson.

Ata që përdorin tunelet do të kërkohet të paguajnë një tarifë pagese, 75 Krona daneze. Ndërsa vendasit do të paguajnë më lirë. Sipas kontraktorëve NCC, tunelet janë investimi më i madh në infrastrukturë i bërë ndonjëherë në Ishujt Faroe, shkruan BBC.

Një tunel tjetër është aktualisht në ndërtim e sipër, që lidh ishujt Sandoy dhe Streymoy. Ishujt Faroe, të cilët janë në fakt një grumbull prej 18 ishujsh në Atlantikun e Veriut janë të vendosura midis Islandës dhe Norvegjisë dhe janë rajon autonom i Danimarkës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME