Categories Lajme

Rrezikon të mbetet i verbër pas tërmetit, pedagogu Klement Qerimi kërkon ndihmë për operacionin e syve: Jam një gjethe që bie

Pedagogu Klement Qerimi ka pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tragjedia që përveçse e la pa banesë (pasi jetonte në godinën nr.15 në Qytet Studenti, e cila u shemb para dy ditësh, por i ka shkaktuar dëme të mëdha në hundë dhe në sy.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, vetë lektori pranë Universitetit të Politeknikut bën me dije se përveç dëmtimit të hundës rrezikon të humbasë shikimin. Ai shkruan ndër të tjera, teksa sqaron se ka hemorragji në sy dhe se duhet të operohet sa më parë, në mënyrë që të shpëtojë shikimin.

Pedagogu Klement Qerimi shkruan gjithashtu se ka nevojë për ndihmën e të gjithëve atyre që kanë mundësi, pasi koston e operacionit prej 4000 eurosh nuk mund ta mbulojë dot vetë. Lektori ka lënë edhe të dhënat e tij teksa u kërkon të gjithë qytetarëve që kanë mundësi që ta ndihmojnë.

Postimi:

Të dashur të afërm dhe miq. Arsyeja që kam dalë në Fotografia me syze është për shkak të një goditje në sytë nga tërmeti.

Fillimisht nuk ndjeva ndonjë gjë se goditja kryesore ishte në hundë dhe të dy sytë më shkrepetinë pas saj. E trajtova,me qese me akull në shtëpi duke menduar se ishte kalimtare. Por në datën 5 Dhjetor na nxorrën nga Godina 15 ne prag shembje!

Falenderoj kushëririn e gruas sime, Aniles, Z Kujtim Xhaferllari që na strehoi. U vizitova të Spitali Francez te Nënë Tereza dhe ngaqë kisha pamje të turbullt më dhanë mjekim antinflamaror dhe për tension syri. Meqë nuk u përmirësova sot bëra një vizitë të Spitali ortodoks dhe me dërguan për vizitë dhe diagnostikim me të speciaëizuar të Spitali Amerikan. Atje zbuluan që kam hemorragji në sy.

Duhet të operohem sa më parë që të shpëtoj shikimin. Kush mundet te me ndihmoje me çdo lloj shumë që mundet të kontribuojë direkt në Llogarinë e Operacionit që do hap se shpejti se.kam pothuaj 25 vjet pedagog e banoj me qera. Kontaktoni direkt me tel për më tepër sqarim në nr tim personal

+ ,355 698780872

ME respekt e mirënjohje

Klement Qerimi

Bëhet fjalë për një shumë 4000 Euro gjithsej për dy operacione.

Mesazhet më ndihmuan ti shkruaj këto ditë njerëzit e familjes.

Kërkoj lutjet dhe ndihmën tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME