Categories Lajme

Rreziku pas tërmetit/ Hiqen 7 depozita 1 mijë litroshe vetëm në një pallat në Tiranë

Vendosja e depozitave te ujit mbi tarracat e pallateve eshte kthyer në rrezik të vazhdueshëm për jetën e mijëra qytetarëve, sidomos pas termetit te 26 nentorit. Bashkia e Tiranes ka nisur aksionin per heqjen e tyre nga pallatet e shpallura te pabanueshme me vendim te Institutit te Ndertimit.

Por, vetëm në njërin prej tyre në njësinë Nr. 6 janë çmontuar 17 depozita me kapacitet 1 mijë litërshe, te cilat e rendonin ndjeshem tarracen dhe strukturën e këtij pallati.

Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale, banorët të vendosin depozita të përbashkëta të ujit, që përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Heqja e depozitave ne pallatet e pademtuara nga termeti duhet te behet nga vete banoret, ne bashkepunim me administratorin e pallatit. Tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME