Categories Lajme

Rrëzohen përsëri shtyllat elektrike në Mirditë prej rrëshqitjes së dherave

Territori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht reshjet janë ndërprerë.

Si pasojë e vazhdimit të gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth orës 00:00 janë rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të tensionit të mesëm, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerja ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave.

Për sa më sipër kërkohet mbështetje në mënyrë urgjente nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërkesës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë në dijeni.

Problematikë tjetër alarmante është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit të qytetit të Rrëshenit dhe jo vetëm, nga gërryerjet e përroit në fshatin Jezull, nga e cila rrezikohet këputja e tij, si dhe me avancimin e mëtejshëm rrezikohet dhe shembja e aksit rrugor që lidh një sërë fshatrash.

Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë, si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private.

Në terren, gjendja paraqitet më e përmirësuar në të gjitha zonat që gjatë këtyre ditëve ka pasur problematika, po kështu dhe në njësinë Fush Kuqe, në fshatrat Adriatik, ka vijuar evadimi i ujërave dhe ka ulje të nivelit të tij.

Gjatë ditës së djeshme pasur probleme në fshatin Patog, kryesisht nëpër lokalet dhe bizneset për arsye të baticave detare.

Sot do vijojë verifikimi i dëmeve në gjithë territorin nga grupet e punës, dhe kryesisht të përqendruara në fshatin Adriatik ku do të konstatohen më qartë dëmet pas tërheqjes së ujërave.

Do vijojnë punimet për sistemimin dhe pastrimin e rrugicave të lagjes dhe largimin e inerteve apo aluvioneve të sjella nga prurjet.

Po ashtu do vijojë pastrimi dhe forcimi i KUL-së gjatë gjithë gjatësisë së tij në Njësinë Mamurras.

Mjetet e punës do vijojnë të jenë ato që kanë qenë të disponueshme gjatë gjithë këtyre ditëve, me përjashtim të Ekskavatorit të FA-se, i cili pas përfundimit të punës në segmentin Skuraj-Vinjollë, është tërhequr ditën e djeshme.

Vijon të mbetet problematike fenomeni i rrëshqitjes së tokës, në të gjitha zonat kodrinore e malore.

Situata paraqitet e qetë ne Bashkinë Lezhë. Gjatë ditës së sotme do të vijoji monitorimi i gjithë territorit të bashkisë për problematikat që mund të shfaqen.

Grupet e punës do të vazhdojnë punën për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, pastrimin e inerteve, mbeturinave etj..

Dhe sot me 5 mjete kamion privat të tonazhit të  lartë 20 m3 , 2 mjete eskavator të DRUK;  20 punonjës dhe 3 fouristrada pune të DRUK, me prezencën e mbështetjen e Policisë bashkiake, do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.

Furnizimi me ujë të pijshëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart.

Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje, duke shkuar në parametrat normal për periudhën, po kështu dhe lumi Mat, pas reduktimit të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë.

Probleme me akset rrugore deri tani nuk raportohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME