Categories Lajme

Rrihen babë e bir në Fier, Komentet për një vajzë në Facebook

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 23:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit. Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë shtetasin Altin Meçe. Në momentin që ky i fundit ka dalë, është goditur disa herë me mjete të forta, duke u rrëzuar dhe mbetur i shtrirë në tokë para banesës.

Zhurmat dhe britmat kanë alarmuar babain e tij, i cili ka dalë nga banesa për të parë çfarë po ndodhte. Edhe ai është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u goditur rëndë në kokë me mjete të forta, duke pësuar plagë serioze.

Pas dhunës, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa i kanë marrë edhe telefonin celular.

Pas ngjarjes është thirrur ambulanca dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Babai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa Altini vijojnë të jenë të shtruar në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë marrë në pyetje familjarët.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja është marrë në hetim dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve.

Familjarët e të plagosurit pohojnë se Altini jeton dhe punon prej mbi 5 vitesh me familjen ku ndodhet edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar familjen në 20 dhjetor.

Sipas dëshmisë së tij, një nga autorët e dyshuar është vëllai i një vajze, i cili punon si polic. Pas disa komenteve dhe pëlqimeve në profilin e saj, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e dhunës nga vëllai i saj polic në Fier.

“Fredi Astrit Lamaj. Është polic, më thanë që është me grupin e gatshëm” deshmon ai për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME