Categories Lajme

Rrëzohet aeroplani kilian me 38 udhëtarë

Një aeroplan kilian “S-130 Herkules” me 38 persona në të u zhduk nga ekranët e radarëve. Por më pas u konstatua se aeroplani është rrëzuar, transmetuan agjencitë, duke iu referuar informatave nga Tuiteri të forcave ajrore të vendit. Aeroplani u nis drejt bazës së Antarktikut, ndërkaq kontakti me të u humb një orë pas fluturimit. Autoritetet disa orë më vonë kumtuan se nuk janë optimistë për epilogun përfundimtar. Pasi që lidhja me ekuipazhin ishte ndërprerë shtatë orë, forcat ajrore kiliane, si dhe anijet dhe aeroplanët nacional dhe të huaj, kryen operacion të gjurmimit në rajonin e incidentit, në mënyrë që të shpëtojnë të mbijetuarit e mundshëm.

Aeroplani “S-130” ka fluturuar nga baza “Çabunko” në qytetin Punta Arenas, që ndodhet në jugun e largët të vendit, afër bazës ajrore të Antarktikut. Në aeroplan ka pasur 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 udhëtarë. Aeroplani ka bartur personelin, i cili ka kryer aktivitete për mirëmbajtjen e naftë-përçuesit lundrues. “S-130 Herkules” është aeroplan transportues ushtarak amerikan për destinacione të mesme dhe të gjata. Ai është aeroplani kryesor ushtarak-transportues i SHBA-së, vendeve të NATO-s dhe disa vendeve të tjera. Forcat ajrore të Kilit kanë shtatë aeroplanë të këtillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME