Një tjetër mjet fluturimi ka rënë në Rusi. Helikopter Mi-8 që i përkiste Shërbmeve Federale të Sigurisë ruse u rrëzua në privincën Chelyabinsk.
Sipas mediave ruse helikopteri u rrëzua në një pyll fshatin Prudnyi dhe të katër pasagjerët në bord kanë ndërruar jetë në vend.
Helikopteri Mi-8 po kryente një stërvitje ushtarake. Shkaku primar dyshohet të jetë një problem teknik.
Ndërsa një media tjetër ruse “Mash” thotë se në bord kishte 3 pasagjerë: 1 instruktorë dhe 2 trajnerë, të 3 të vdekur.
Gjithashtu edhe Guvernatori i rajonit të Chelyabinsk, Aleksey Teksler raporton që 3 persona kanë humbur jetën në rënien e helikopterit.