Categories Lajme

Rriten temperaturat për Ditën e Verës, parashikimi i motit për sot

Sot pritet të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Përjashtim bëjnë zonat përgjatë shtrirjes Lindore nga Puka deri poshtë në Korçë, ku vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar reshje të pakta shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona dhe për pasojë i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME