Categories Lajme

Rritet 25% çmimi, arrin 100 lekë buka masive

Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës sipas konstatimeve të Monitor në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë po shitet 100 lekë.

Kryetari i Shoqatës të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive Gëzim Peshkopia tha për Monitor se nga furrat e bukës mielli po blihet me çmim 85 lekë/kg nga 45-50 lekë/kg që shitej më parë.

Sipas tij rritja e çmimit të miellit të bukës vjen për shkak të dyfishimit të çmimit të grurit të importit. “Rritja e çmimit të bukës nuk është masive në të gjithë tregun.

Më të prekur nga rritja e çmimit të miellit nga 45-50 lekë/kg që ishte më parë në 85 lekë/kg janë furrat që nuk tregtojnë produkte pastiçerie, por vetëm bukë.

Po ashtu më të prekur janë furrat e vogla të bukës që nuk furnizohen nga fabrikat e blojës me miell ku çmimi është 4 lekë më pak. Rritja e çmimit të miellit është ndikuar nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja.

Grosistët kanë përfunduar kontratat e furnizimit me grurë me çmimin 250 USD/ ton, tani po furnizohen me çmim 500-600 USD/ton”.

Kryetari i shoqatës të Bukës dhe Brumërave nënvizon se aktualisht nuk ka mungesë të furnizimit me miell për furrat e bukës. “Të gjithë duhet të mbajnë hapur furrat e bukës. Furnizimi i popullatës me produkte buke duhet të jetë prioritet për furrat, pavarësisht kostos të shtrenjtuar, ashtu siç ndodhi edhe në pandemi”, nënvizon z.Peshkopia.

Operatorë të tregut parashikojnë tjetër shtrenjtim të çmimit të miellit për furrat e bukës në 90 lekë/kg. Çmimi i bukës shënoi rritje edhe në muajin shtator 14% për shkak të shtrenjtimit të çmimit të grurit nga rritja e kërkesës pas pandemisë.

Sakaq në dyqanet e produkteve ushqimore për muajin mars mielli po tregtohet 20% më shumë.

1kg miell “Primo” për muajin mars u shit 100 lekë nga 80 lekë/kg që shitej në muajin shkurt. Çmimet e shitjes janë të njëjta edhe për miellin “Mokra” 70-80 kg po shitet 100 lekë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Punonjësi i Policisë së Shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bashkëshortja u mbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët, Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se shtyu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME