Categories Lajme

Rritet interesi i studentëve, Manastirliu: Vaksinim edhe në universitete e konvikte

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, prof. Arben Gjata, kanë ndjekur procesin e vaksinimit të studentëve në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku kanë bërë apel për vaksinimin masiv, si domosdoshmëri për t’u kthyer në auditore. Ministrja Manastirliu tha se gjatë këtij muaji fokusi është për vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe studentëve, ndërsa bëri me dije se me fillimin e shkollës, procesi i vaksinimit do të bëhet edhe në universitete dhe konvikte.

“Kryesisht jemi duke punuar me qendrën e qytetit “Studenti” edhe për të gjithë ata student, të cilët do të jenë regjistruar dhe që do të shkojnë edhe nëpër konvikte, është e nevojshme që patjetër të jenë të vaksinuar. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë studentët tashmë dihet që vaksinimi është edhe një kusht për të qenë sa më të lirshëm në auditor. Ne kemi vendosur që me të filluar edhe shkollat, të spostohemi edhe në universitete, në secilin prej universiteteve, sipas një kalendari që është duke organizuar Njësia Vendore e Tiranës, por nga ana tjetër dhe Njësitë Vendore në të gjitha rrethet ku ka universitete do të mundemi pra që ne të jemi në çdo universitet, në çdo fakultet për të bërë vaksinimin për të gjithë ato studentë apo edhe pedagogë që ende nuk e kanë bërë”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se më shumë se 60% e arsimtarëve i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj Covid19, teksa është shprehur optimiste për rritjen e mbulesës vaksinale gjatë këtij muaji.

“Për pedagogët dhe mësuesit kemi vendosur edhe afatin që është 30 shtatori, në mënyrë që ta kryejmë këtë proces. Janë më shumë se 60% e mësuesve që i kanë bërë tashmë të dyja dozat, pra janë vaksinuar plotësisht. Ndërkohë që presim edhe këto ditë dhe jam e bindur që brenda shtatorit ne do të arrijmë rezultate shumë të mira përsa i përket mbulesës vaksinale tek kategoria e mësuesve dhe pedagogëve, por edhe edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve pasi edhe ato janë në fokus të punës sonë të përditshme përsa i përket vaksinimit”, tha Manastirliu.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata u ka bërë thirrje studentëve  të vaksinohen që procesin mësimor dhe kryerja e praktikave të vijojnë normalisht.

“Dua t’ju falenderoj për këtë vendim sepse edhe në mbledhjen e senatit, ne ju kërkuam sidomos për studentët e universiteteve tona që të vaksinoheshin me prioritet, pasi është e pamundur që të bëhen mësime praktike dhe studentët të mund të shkojnë tek pacientët, nëse nuk janë ta vaksinuar për arsye se ka një risk shumë të lartë dhe është kënaqësi për ne që na hapët këtë dritare. Ne kemi bërë që të gjithë qoftë si rektor, qoftë si dekanë, qoftë si dekanat u kemi bërë thirrje të gjithë studentëve tanë që ata të vaksinohen gjatë kësaj periudhe sepse është shumë e domosdoshme”, tha prof. Gjata.

Muaji shtator është muaji i hapur për vaksinimin anticovid për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën më të afërt të vaksinimit, për të kryer vaksinën ndaj COVID19. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina anticovid. Janë kryer në total 1,539,232 vaksinime, prej të cilave, 673,951 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME