Categories Lajme

Rritet kriminaliteti në vend, për vrasjet, kryeson Vlora

Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për 2021, tregon se qyteti bregdetar i Vlorës mban rekordin e krimeve kundër jetës në raport me numrin e popullsisë. Shqetësuese janë shifrat sa i përket begraundit të personave që kryejnë vepra të tilla penale si dhe personat që janë përsëritës.

Në raport me numrin e popullsisë Vlora mban rekordin e ngjarjeve kriminale, përfshirë edhe vrasjet për vitin 2021. Kjo e dhënë është zbuluar në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2021. Në rang vendi, sa i përket krimeve kundër jetës, për nga numri, Tirana kryeson me 19%, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça 6 % secila.  Ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në Kavajë, Mat, Gjirokastër dhe Dibër ku janë regjistruar 1 % e numrit total të procedimeve të regjistruara.

Bie në sy rrethi i Përmetit ku për vitin 2021 nuk është regjistruar asnjë procedim penal për vrasje. Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57% janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra.

Shqetësuese janë shifrat sa iu përket begraundit të personave që kryejnë krime, që kanë të bëjnë me arsimimin dhe aktivitetin e deklaruar prej tyre, ku mbi 56% rezultojnë vetëm me arsim 9-vjeçar dhe 72.9 % të papunë. Ndërkohë, mbi 13% të personave që kryejnë krime kundër jetës, rezultojnë përsëritës.

Kjo ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e vuajtjes së një dënimi nga këta element, shpesh mosvënia e tyre para përgjegjësisë, por edhe problemet e theksuara për shkak të mosefiçencës së autoriteteve për integrimin e tyre në shoqëri.

Raporti zbulon edhe shifrat përkatëse të klasifikimit të vrasjeve, ku 10.2%, janë proceduar si vrasje me paramendim, vrasje në rrethana të tjera cilësuese me 5.83%, dhe vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare 4.6% të gjitha si total i krimeve kundër jetës të kryera me dashje. Ngjarjet kriminale nuk janë ndaluar as përgjatë vitit 2022. © SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME